Aksident i rëndë në Lezhë, përplasen tre makina, një i plagosur mbeti i bllokuar për 1 orë në mjet
Dy persona mbetën të plagosur rëndë në Lezhë si pasojë e përplasjes së tre makinave!
Ngjarja ndodhi në superstradën Lezhë Shkodër pranë kryqëzimit të Gjadrit.
Për shkak të goditjes së fortë, dy automjete përfunduan jashtë rrugës, ndërsa e treta thuajse u shkatërrua!
Hajri Kalaj, një nga të plagosurit mbeti për gati një orë i bllokuar në mjetin me të cilin po udhëtonte!
Teksa zjarrfikesit punonin për ta nxjerrë nnga makina, ,mjekët i jepnin ndihmën e parë!
Të dy të plagosurit u dërguan për trajtim mjekësor në Spitalin e Lezhës!
Nga verifikimet në vendngjarje dyshohet se shkak i aksidentit të rëndë ka qënë një parakalim i gabuar por edhe shpejtësia tej normave.
Sjellja e drejtuesve të mjeteve është shkaku kryesor i aksidenteve në Shqipëri sipas të dhënave të INSTAT!
