Berisha shkon në Kuvend, refuzon GJKKO-në, mbërrijnë në gjykatë vetëm avokatët e ish-kryeministrit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2023, 09:07
Kanë mbërritur në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krim të Organizuarar, avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në Apelin e GJKKO-së zhvillohet sot seanca për ish-kryeministrin dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi për çështjen “Partizani”.
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi kanë ankimuar vendimin e GJKKO-së që la në fuqi masat e sigurisë ndaj tyre për çështjen Partizani.
Seanca do të zhvillohet në datën 20 nëntor në orën 09:00 dhe trupi gjykues do të përbëhet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi.
Ndaj ish-kryeministrit është dhënë masa detyrim paraqitje dhe iu është bllokuar pasaporta. Ndërsa Jamarbër Malltezi ndodhet në qeli nën masën “arrest me burg”.
