Kreshnik Gjergji publikon VIDEO nga shtrati me Dafinën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2023, 14:24
Prej muajsh, këngëtarja kosovare, Dafina Zeqiri, është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit e saj momente nga romanca me biznesmenin Kreshnik Gjergji.
Shumë nuk e kanë pritur mirë marrëdhënien e tyre, duke u shprehur se artistja ka gjetur dashurinë pak kohë pas ndarjes shumë vjeçare nga Dj Geek.
Megjithatë, dyshja duket se nuk shfaqin asnjë interes për thashethemet që qarkullojnë për ta dhe po shijojnë lidhjen e tyre në publik.
Si në koncerte apo në udhëtime të ndryshme, darka e festa familjare, ata janë bërë të pandashëm. Së fundmi, Kreshniku ka zbuluar një moment nga shtrati me artisten, ku kjo e fundit hidhet në krevat e gëzon si fëmijë.
"07:30! Fmija i përgazt", shkruan Kreshniku mbi video.
