Gazetari raporton nga Turqia: Miqësia Rama-Erdogan mund të sjellë Dritan Rexhepin në Shqipëri

Marrëdhënia e mirë që ekziston mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, mund të ndikojë që Turqia të preferojë që Dritan Rexhepin ta ekstradojë drejt Shqipërisë.

Është kjo deklarata që vjen nga gazetari shqiptar që jeton e punon në Turqi, Sokol Brahaj, i cili në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora Neës” u shpreh se Rexhepi edhe nëse qëndron në Turqi mund të dënohet 3 – 5 vite burg për dokumenta të falsifikuara.

“Marrëdhënia e mirë mes Erdogan dhe Ramës, mund të bëjë që i shumëkërkuari nga shumë vende të Botës, që njihet si “Jul Çezari” i drogës Dritan Rexhepi ka më shumë shanse të ekstradohet drejt Shqipërisë, se sa në vendet e tjera.

Në Turqi rrezikon 3-5 vjet burg për dokumenta të paligjshme”, u shpreh ndër të tjera gazetari Sokol Brahaj.