Kollçaku: Së shpejti, ndoshta në janar përfundojnë punimet në bazën ajrore të Kuçovës
Deputeti i Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku në një intervistë në Ora News foli për bazën ajrore të Kuçovës dhe punimet që po bëhen atje. Kollçaku njoftoi se së shpejti punimet në bazën ajrore të Kuçovës përfundojne.
‘’Komisioni i Sigurisë Kombëtare në bashkëpunim me OSBE ishte dje në qytetin e Beratit ku zhvilloi një vizitë monitoruese. Vizita ishte në dy pjesë. Pjesa e parë u bë një inspektim i punimeve që po bëhet në bazën ajrore të Kuçovës, e cila është e deklaruar bazë strategjike e NATOS.
Ju informojmë se së shpejti, ndoshta në janar përfundojne të gjitha punimet kontraktuale të atij investimi 50 milionë eurosh nga NATO dhe 5 milionë nga qeveria shqiptare. Pra përfundon të gjitha punimet dhe ne konstatuam që nga Komanda e Forcave Ajrore, Shtabi i Përgjithshëm e Ministria e Mbrojtjes është bërë një punë e shkëlqyer në bashkëpunim me investitorët’’, tha ndër të tjera Kollçaku.
