Mehmeti: Tani që u pezullua ligji, Rektorati ka vetëm 1 detyrë, të bëjë ceremoninë e diplomimit të studentëve që u pezulluan
Eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti ishte i ftuar në studion e lajmeve në Ora Neës ku foli për pezullimin e ligjit për mbajtjen peng të diplomave për studentët e mjekësisë. Mehmeti u shpreh se tani që u pezullua ligji, Rektorati ka vetëm 1 detyrë, të bëjë ceremoninë e diplomimit të studentëve që u pezulluan
‘’Është ligj i padrejtë, antinjerëzor, antikushtetues. Nuk ka asnjë të tillë që të krahasohet me Europën, sepse po të ishte një rast i tillë gjykata Kushtetuese nuk do dilte kundër.
Gjykata Kushtetuese ka vërejtur shkelje të rënda dhe për këtë arsye ka pezulluar dhe ka thënë do ti hyj me themel. E shoh si një fitore të atyre studentëve që qëndruan deri në fund dhe e shoh me shqetësim që nuk reagon qeveria. Së paku ai që e inicioi, Manastirliu duhej të kishte dhënë dorëheqjen.
Tani që u pezullua ligji, Rektorati ka vetëm 1 detyrë, të bëjë ceremoninë e diplomimit të studentëve që u pezulluan’’, tha ndër të tjera Mehmeti.
