Kushtetuesja iu dha të drejtë, studentët e Mjekësisë dalin në deklaratë: Drejtësia do triumfojë
Studentët e Mjekësisë kanë dalë në një deklaratë për mediat, një ditë pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi ligjin që i detyron ata të punojnë në vend pas përfundimit të studimeve.
Studentët shprehen të bindur se drejtësia do të do t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje.
“Jemi shpresë që drejtësia do triumfojë dhe jemi të bindur se asnjëherë e drejta nuk dhurohet, e drejta fitohet sepse e drejta është e atyre që luftojnë deri në fund dhe lufta bëhet për të qëndruar në këtë vend me dinjitet. Seanca do të mbahet me 21 dhjetor në orën 10:00. Kemi treguar këmbëngulje, kemi treguar që besimin dimë ta shndërrojmë në forcë, bashkim, qëndrim, unitet”, tha një prej përfaqësuesve të studentëve.
Ato sqarojnë se mësimi ka vijuar normalisht, madje janë duke zëvendësuar edhe orët e humbura.
“Mësimi ka filluar dhe jemi rikthyer orëve, duke zëvendësuar edhe orë të humbura, kemi gjetur mirëkuptimin nga të gjithë. Shpresoj që drejtësia të vazhdojë, falenderojmë të gjithë ata që na kanë qëndruar pranë, kemi treguar leksionin më të madh që është treguar ndonjëherë, që studentët arrijnë të fitojnë”, përfundoi deklarata.

