Aksident në Sarandë, punonjësi i policisë humbet kontrollin e mjetit, makina përmbyset në rrugë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2023, 20:28
Një aksident ka ndodhur në Sarandë.
Një automjet tip Ford me drejtues Durim Pashollari, me detyrë punonjës Policie në stacionin e Policisë Kufitare Borsh, ka humbur kontrollin duke u përmbysur.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “ Skenderbeu” në Sarandë.
Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka pasur lëndime në njerëz por ka pasur vetëm dëme materiale.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Qarkullimit rrugor dhe po kryhen veprimet nga A.M.P.
