Në SPAK për ujësjellësin/ Baftjar Zeqo: Tenderin në Fier nuk e bëri bashkia, por qeveria “Berisha”

Ish-kryetari i bashkisë së Fierit ka dhënë në SPAK dëshminë e tij për tenderin e ujësjellësit të qytetit. Për mediet ai shprehet se procedurat në atë kohë nuk i bënte pushteti vendor, por bordi I vendosur nga qeveria në atë kohë e drejtuar nga Berisha

Dy ditë pasi u paraqit në SPAK, ish-kryetari i bashkisë së Fierit Baftjar Zeqo ka sqaruar se nuk ishte për të dëshmuar mbi incineratorin.

Por për mediet ai shton se çështje kishte të bënte me tenderin e ujësjellësit. Por në këtë rast ai heq përgjegjësinë nga pushteti vendor duke ia çuar qeverisë së kohës.

Zeqo shton se gabimisht mediet e kanë konsideruar si dëshmi për kërkesën e Ahmetajt për të takuar Mirel Mërtirin.

Zeqaj u paraqit në 13 nëntor në Prokurorinë e Posaçme. Pas dëshmisë ai deklaroi për mediet se nuk kishe lajm.