Akuzohet për vrasjen e babë e bir në 2012-ën, Gjykata e Apelit dënon me burg përjetë Ardjan Çapjan
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2023, 15:25
Gjykata e Apelit shpall vendimin për Ardjan Çapjan dhe 5 të pandehurit e tjerë. Ata u shpallën fajtorë për vrasjne e babë e bir Nezir dhe Gentian Beqiri në 15 gusht të 2012-ës.
Togat e zeza të Apelit të posaçëm kanë lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë duke dënuar me burgim të përjetshëm Ardjan Capjan, Florenc Capjan dhe Olsi Lekun. Ndërsa nga 25 vite burg togat e zeza vendosën për Etjen Canin dhe Klajdi Dokolin.
Bashkëpuntori i drejtësisë Ervis Bardhi u dënua me 15 vite burg.
