Më pak fonde për kërkim shkencor, Qëndresa Qytetare: Universitetet, pak shpenzime për kërkimet shkencore

Universitetet publike kanë shpenzuar fondet më së shumti për sigurinë e godinave dhe pajisje zyre, duke lënë pas kërkimet shkencore apo librat. Ky ishte konkluzioni i nxjerrë nga monitorimi i organizatave jofitimprurëse .

Edhe për këtë vit universitetet kanë marrë pikë negative sa i përket shpenzimeve për kërkimin shkencor.

Në këtë fushë në 7 institucione të monitoruara janë financuar vetëm 74 mijë euro, përfshirë edhe sigurimin e librave.

Ndërsa për sigurinë e godinave fondi shkon në 2.4 milionë euro për sigurinë e godinës.

Sipas monituruesve të organizatës Qëndresa Qytetare probleme ka pasur me marrjen e informacionit.

Ndërkaq sipas përllogaritjeve, universitetet kanë shpenzuat në total 25 milionë euro për shërbime personeli nga 42 milionë euro në total.