Apeli i GJKKO cakton gjyqtaren dhe datën e seancës për masat ndaj Berishës dhe Malltezit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2023, 13:21
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin ka vendosur që ankimi i masës së sigurisë për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin të zhvillohet më 20 nëntor.
Gjyqtari që do të shqyrtojë çështjen është Iliriana Olldashi. Berisha dhe Malltezi ankimojnë masat e tyre të sigurisë, përkatësisht atë të vendimit për bllokimin e pasaportës për ish-kryeministrin dhe arrestin me burg për dhëndrin e tij.
