Bardhi: Bashën e kam parë vetëm teksa vrapoi kur Rama çimentoi kapjen e Gjykatës Kushtetuese
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, foli për mediat pas mbledhjes së grupit.
“Sfida jonë e radhës do jetë seanca dyditore për shqyrtimin e buxhetit të oligarkisë. Jemi absolutisht gati për të shkuar në çdo akt, përfshi edhe grevën e urisë, por ditë pas dite do të zbuloni përshkallëzimin e opozitës në parlament. Po e bëjmë këtë betejë se ne duam që parlamenti të funksionojë sipas rregullave të Kushtetutës. Kjo jo si favor ndaj opozitës, por si një e drejtë që deputetët e opozitës e kanë në shërbim të interesit publik.
Qëndrimi im është publik. Kushdo që ndjehet në opozitë me qeverinë e Edi Ramës, do të duhet t’i bashkohet frontit opozitar. Cilindo që nuk ndjehet në opozitë me qeverinë, nuk mund t’i bashkohet frontit opozitar. Këtë pyetje nuk duhet të ma bëni mua, po bëjani zotit Basha nëse ndjehet në opozitë apo nuk ndjehet në opozitë. E kam parë vetëm njëherë të vrapojë në seancë kur Edi Ramës i duheshin votat për të çimentuar kapjen e Gjykatës Kushtetuese."
