Balliu: SPAK nuk vepron njëlloj me Olta Xhaçkës si me Berishën e Malltezin, reformë shoqate
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2023, 21:39
Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu u shpreh se nuk bëhet një gjë e tillë për Olta Xhaçka ashtu si me Berishën dhe Malltezin.
Balliu: Ka kohë që është thënë se do të kishte një hetim dhe ishte gjëja më normale kjo gjë. Por shkeljet proceduriale të SPAK-ut janë absurde. A mund të themi që kjo bëhet për politikë? Sigurisht që po sepse nuk bëhet një gjë e tillë për Olta Xhaçka. Për të dhe burrin e saj nuk ka asnjë masë.
Ndërkohë që për Malltezin që ka marrë pronën e vet ka, ndërsa për këtë dhe burrin e saj që kanë marrë pronën e shqiptarëve, nuk ka asnjë masë. E njëjtë gjë edhe me Ben Ahmetajn që nuk është në vend. Kjo është një reformë drejtësie e bërë nga Shoqëria e hapur, nga një shoqatë.
