Agron Çela pas dëshmisë në SPAK: S’e njoh procesin “CEZ – DIA”, as Katriot Ismailajn, Ilir Metën po

Deputeti i PS Agron Çela ka lënë ambientet e SPAK, pasi ishte thirrur më herët gjatë ditës së sotme. Për rreth një orë e gjysmë ai është pyetur nga prokurorët e SPAK, në lidhje me hetimen për çështjen “ÇEZ-DIA.

Çela ka thënë se nuk ka dijeni për këtë çështje dhe tha se nuk e njeh Kastriot Ismailjan.

Ai është pyetur nga gazetarët edhe për marrëdhëniet me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, edhe ky i thirrur nga SPAK për këtë cështje.

Çela tha se Ilir Mertën e njeh gjithë bota dhe se ka marrëdhënie shumë të mira me të.

“Kam ardhur për punët e mia, s’e njoh procesin “CEZ – DIA”, as Katriot Ismailajn, Ilir Metën e njeh e gjithë bota”, u shpreh shkurtimisht deputeti Agron Çela.

Rikujtojmë se Agron Çela, ka qenë pjesë e LSI, përpara se t’i bashkohej PS.