Lefter Maliqi, tjetër kallëzim në SPAK për kreun e bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari

Ish deputeti dhe ish-kandidati opozitar për kryebashkiak në zgjedhjet vendore të 14 Majit, Lefter Maliqi ka qenë sot në SPAK, teksa është ndalur në një komunikim për gazetarët. Ai tha se ka bërë kallëzim ndaj kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

“Kallëzimi i radhës i gjashti, në 2017 dhe besoj këtu nuk ka fajë Saliu, Interpol Athina njofton se kur ka qenë drejtor i KESH është depërtuar nga drejtësia. Kallëzimi i radhës për këtë mosdeklarim.  Është vepër penale. Automatiksiht lë mandatin.SPAK edhe pas ardhjes së vendimit nga PP ende nuk ka vepruar”– ka thënë Maliqi.

Rikujtojmë se nga shteti grek ka ardhur letër-porosia ndaj Hajdarit, ku ka qenë i dënuar, dënim që e ka fshehur në formularin e vetëdeklarimit.