Saraçi: Rama thotë e kam bërë unë dhe PS reformën në drejtësi, SPAK përdoret politikisht

Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, gazetari Romir Saraçi u shpreh se del sot kryeministri nga Durrësi dhe thotë reformën në drejtësi e ka bërë PS-ja dhe jo Amerika apo Be-ja.

Ai shtoi se kur drejtuesi i një vendi si kryeministri flet dhe thotë se ju ka vendosur ai njerëzve të drejtësisë e mund t’ju heqë dhe janë falë tij aty, nuk ka kontrol të drejtësisë. 

Saraçi: Del sot kryeministri nga Durrësi dhe thotë reformën në drejtësi e ka bërë PS-ja dhe jo Amerika apo Be-ja. Pra kur drejtuesi i një vendi flet dhe thotë se ju kam vendosur unë njerëzve të drejtësisë e mund t’ju heq dhe jeni falë meje aty.

Politikën e sotme po e dikton SPAK-u dhe kjo më shqetëson si gjë. Është parlamenti që e bën reformën në drejtësi për një drejtësi të pavarur. Sot është e gërshetuar politika me drejtësinë. Në SPAK ka individë që përdoren politikisht në momente të caktuara.