Hazizaj: Drejtësia po përdoret me Berishën, duhej dërguar nga SPAK një njoftim te Kuvendi për të
Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, juristi Sokol Hazizaj u shpreh se qysh kur u thirr Berisha për dyshimet, kjo i kapërceu caqet nga SPAK-u dhe GJKKO, duke u përdorur politikisht.
Ai shtoi se nuk duhej autorizim nga Kuvendi në këtë rast, por duhej një njoftim në kuvend sepse ai punon si deputet në Kuvend.
Hazizaj: Qysh kur u thirr Berisha për dyshimet, mendoj se kjo i kapërceu caqet nga SPAK-u dhe GJKKO dhe u bë një çështje politike. mundet që nesër kjo strukturë mund të përdoret nga kahu tjetër politik me një vullnet të mirë për të bërë drejtësi në vend.
Në rastin e Berishës po përdoret kjo strukturë, duke mos e lënë të bëhej ajo që duhej. Nuk duhej autorizim nga Kuvendi, por duhej një njoftim në kuvend sepse ai punon. Berisha është edhe në diskutim edhe për kreun e partisë. Njoftimi dukej çuar në Kuvend dhe kryetarja e Kuvendit dhe mund ta përcakton nëse duhej autorizim apo jo.
