Basha në Samitin Global për Inovacionin: Ta shndërrojmë në avantazh inteligjencën artificiale

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori pjesë në Samitin Global për Inovacionin 2023 në Londër.

Ky Samit bën bashkë aktorë nga fushat publike dhe private si dhe nga ato akademike nga vende të ndryshme të botës për të diskutuar mbi sfidat me të cilat përballemi por edhe për zgjidhjet për to

Kreu i PD, tha se në këto kohë të paqëndrueshme, krizat janë gjithmonë e më të shpeshta dhe më të ndërlidhura me njëra tjetrën duke vënë kështu në rrezik stabilitetin, paqen dhe prosperitetin global.

“Në të njëjtën kohë, ka një zhvillim të jashtëzakonshëm të inovacionit i cili më përgatitjen e duhur mund të na ndihmojë të dalim më të fortë”, theksoi Basha.

“Në këto kushte ne duhet të zhvillojmë një strategji kombëtare për inovacionin, për të mos ia lënë rastësisë krimet kibernetike dhe për ta shndërruar në avantazh inteligjencën artificiale dhe jo një problem”, u shpreh Basha.