Rama: Në Paris ke frikë të dalësh natën se të vjen dikush të vjedh, jo si në Shqipëri ku nuk ka asnjë rrezik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2023, 18:19
Kryeministri Edi Rama thotë se siguria në Shqipëri është në ditën e saj më të mirë, me krimet ordinere si vjedhje dhe grabitje që janë në nivelin më të ulët.
Gjatë fjalës së tij nga takimi me një grup socialistësh në Pogradec, Rama tha se ndryshe nga Parisi “ku ke frikë të dalësh natën”, turistët thonë për Shqipërinë se është një prej vendeve më të sigurta.
“Nuk ka më vjedhje si dikur, që pulën zgjoheshe në magjes, e gjeje në gojë të hajdutit, krimi ordiner, por edhe ai i organizuar. Unë isha në Paris, Parisi nuk ishte si dikur më parë, ke frikë të dalësh natën se të vjen dikush natën të rrëmben çantën, të merr dorën…Në Shqipëri të huajt thonë “dola mbrëmë natën” dhe “ishte kënaqësi dhe nuk ndjeje asnjë lloj rreziku”, tha ndër të tjera Rama.
