Berisha: Rama i tmerruar nga ato që kanë abuzuar me pushtetin e tij. Greva e urisë dhe çdo akt tjetër do merret ...

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se asnjë ligj që kalon në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit nuk do të njihen nga opozita.

Nga ana tjetër, ai theksoi se kryeministri Edi Rama është i tmerruar nga personat pranë tij dhe që kanë abuzuar me pushtetin e tij.

Ndërka lidhur me vijimin e aksionit opozitar, Berisha vlerësoi përkrahjen e qytetarëve ndërsa shtoi se greva e urisë nga ana e deputetëve dhe çdo akt tjetër do merret në kohën e duhur.

Berisha: Shkelmon të drejtat e popullit opozitar. I tmerruar nga ato që kanë abuzuar me pushtetin e tij.

E di që me komisionet hetimore parlamentare do t’i nxjerrin atij të gjitha të palarat dhe si përfundim do të dorëzojë mandatin dhe do të shkojë në punë të vet. Aksionin e keni shumë transparent. Do jeni ju të parët që do ta mësoni.

Në komision ishit. Parlamenti ekziston si ndërtesë dhe grupi i fuqishëm që mbron Kushtetutën. Të tjerët zhduken si minj.

Greva e urisë dhe çdo akt tjetër do merret në kohën e duhur. Gatishmëria e qytetarëve është për t’u admiruar. Asnjë ligj që kalon në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit nuk do të njihen nga opozita.

E patë si kaluan në kundërshtim me ligjin, pa mbledhje komisionet dhe të futur pas karrigeve.

Kushtetuta e ndalon përveç se në gjendje të jashtëzakonshme. Nëse ngushëllon veten Edi Rama dhe e quan këtë si të ligjshme, le ta ngushëllojë.

PYETJE – PËRGJIGJET

Pyetje: Si do të vijojë aksioni?

Sali Berisha: Aksioni është shumë transparent, do të jeni ju të parët që do ta mësoni. Pra faktikisht parlamenti ekziston si ndërtesë sot, dhe opozitar që mbron parlamentarizmin. Këto dy gjëra ka. Pjesa tjetër, parlamenti ekziston si ndërtesë dhe grupi i fuqishëm i opozitës që mbron kushtetutën. Të tjerët zhduken si minjtë, prapa digjitalëve.

Pyetje: A i keni numrat e deputetëve për grevë urie?

Sali Berisha: Absolutisht që nesër janë të gatshëm, por greva e urisë dhe çdo akt tjetër do të merret në kohën e duhur. Ju e patë që është nisur një konsultë me qytetarët, opozita në aksion. Gatishmëria e qytetarëve është e jashtëzakonshme.

Pyetje: Pavarësisht aksionit tuaj, ligjet janë miratuar. Edhe në komisionet parlamentare po vijojnë diskutimet, megjithëse online. A do të lejoni ju votimi i buxhetit të 2024 dhe nëse kalon, a është ky një dështim i aksionit?

Sali Berisha: Asnjë ligj që kalon në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet e vendit, nuk do të njihet nga opozita. Ju i patë si i kaluan, në 15 minuta 7 ligje dhe të shqyrtuara në kundërshtim me ligjin, pa mbledhje komisionesh, të futur pas tavolinave, karrigeve online, të cilën ligji e ndalon përveç se në gjendjen e jashtëzakonshme, pra luftë ose epidemi.

Kështu që, kjo nëse ngushëllon veten Rama dhe e quan këtë veprimtari klandestine si të paligjshme, le ta ngushëllojë. Por e vërteta është se kjo është veprimtari e turpshme dhe e paligjshme.

Pyetje: Z. Berisha, ju keni nisur një aksion ‘opozita në aksion’ thoni ju, në qytete të vendit. Edhe Rama ka njoftuar një zbritje në bazë. Pse po i merrni masat për të komunikuar kështu me publikun kur keni mundësi nga foltorja e parlamentit nga komisionet parlamentare, në mënyrë që njerëzit ta kuptojnë alternativën e opozitës si një qeveri gati për të marrë drejtimin e vendit.

Sali Berisha: Një opozitë të cilës i mohohen të drejtat parlamentare të Kushtetutës, të drejta që kushtetuta jo si një privilegj personal, por ua njeh si përfaqësim i qytetarëve opozitarë, atëherë opozita dhe populli opozitar ka detyrën imediate absolute, të rivendosjes së të drejtave kushtetuese.

Pyetje: Takimet ‘Opozita në aksion’ a jeni konsultuar me Gazment Bardhin, sepse ne nuk kemi parë në Durrës , deputetë që e mbështetin atë.

Sali Berisha: Takimet janë të hapura për çdo deputet. Janë të mirëseardhur. Natyrisht të jem i hapur, të jemi realist, janë takime të kryetarit të PD-së direkt me elektoratin për të dhënë mesazhin opozita në veprim. Gazment Bardhi dhe të gjithë deputetët janë në aksion, janë në veprim, janë frymëzues të këtij mesazhi për opozitën shqiptare.