"Siguria" në kaos/ Do raportonte kryetarja e SHISH, opozita e bllokon mbledhjen, PS e “zhvendos” online (VIDEO)
Opozita ka bllokuar mbledhjen e Komisionit të Sigurisë ku do të raportonte kryetarja e SHISH, Vlora Hyseni.
Partia Socialiste është detyruar të ndërpresë mbledhjen dhe ta zhvendosë online.
Nënkryetari Flamur Noka u ul në karrigen e kryetarit të Komisionit të Sigurisë, duke i zënë vendin Nasip Naços, i cili qëndronte në këmbë.
“Ne do të vijojmë online, ju shkoftë mbarë”, u drejtohet kryetari i Nasip Naço deputetëve të opozitës.
“Online janë edhe të dhënat e TIMS që vodhët. Ju po shkelni rregulloren”, u përgjigj Gazment Bardhi.
DEBATET
Nasip Naço: Do të mblidhemi online në orën 16:00. Do ju vijë linku
Gazment Bardhi: Nuk jemi në gjendje lufte. Online janë dhe të dhënat e TIMS, jeni duke shkelur rregulloren. Respektoni kushtetutën dhe rregulloren.
Nasip Naço: Faleminderit për prezencën. Do ju lutesha që në mënyrë demokratike mbledhjen.
Gazment Bardhi: Drejtoresha duhet të vijë të deklaroj për TIMS-in.

