Varhelyi me Hasanin: Shqipëria ka vazhduar të bëjë progres në reformat në lidhje me BE-në

Komisioneri i BE-së për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varhelyi shkruan në rrjetin social “X” se Shqipëria, si vend negociues, ka vazhduar të bëjë progres në reformat në lidhje me BE-në.

Ai shton se takoi ministrin Igli Hasani në margjinën e Ministrave BE-Ballkani Perëndimor për të diskutuar hapat e ardhshëm.

Varhelyi: Shqipëria, si vend negociues, ka vazhduar të bëjë progres në reformat në lidhje me BE-në. Takoi ministrin Igli Hasani në margjinën e Ministrave BE-Ballkani Perëndimor për të diskutuar hapat e ardhshëm. Synimi ynë është që deri në fund të këtij viti të hapim negociatat e anëtarësimit për Klasterin e Parë.