GJKKO i dërgon Berishës fletë-thirrjen në PD, shtëpi dhe Kuvend, ish-kryeministri e refuzon

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dërguar nëpërmjet shërbimit postar dëftesat e komunikimit për njoftimin e personit nën hetim z. Sali Berisha pranë selisë së PD-së dhe në adresën e shtëpisë, pranë Kuvendit të Shqipërisë.

Njoftimi është kthyer me nënshkrimin ‘Refuzuar’.

Gjithashtu u dërguan dëftesat e komunikimit edhe avokatëve mbrojtës, përfaqësues të tij me prokurë të posaçme.

Ndërkohë që është dorëzuar edhe Ankimimi i plotë kundër masës së sigurimit kundrejt Berishës.