"Reformën e drejtësisë e solli Amerika", Rama: Me çfarë e solli, me aeroplan?! E ka sjellë vetëm Partia Socialiste

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot nga Asambleja e Përgjithshme e Partisë Socialiste në Pogradec se nga rritjet e mundësive në vend përfitojnë është votuesit demokratë, që sipas tij “janë mirë edhe me ne”.

Kreu i qeverisë theksoi se taksa për biznesin e vogël do të mbetet zero dhe nuk do të ndryshojë deri në vitin 2029, është ose jo Rama në krye të qeverisë, pasi sipas tij PS do e bëjë të mundur këtë.

Edi Rama: Nga ana tjetër është drejtësia. Ne e kemi patur ambicien tonë më të lartë. Dhe kemi bërë përpjekje për të bërë reformë drejtësi qysh se ishim në opozitë. Kur ishim në opozitë i kemi propozuar qeverisë së atëhershme që të bëjmë një reformë në drejtësi. Kur bëmë programin e PS dhe kishin diskutime brenda përbrenda. Një gjëje që i vjen koha i vjen koha. Ja ku jemi sot. Në sytë e të gjithëve, drejtësia po merr në pamje tjetrër. Ka shumë gjëra që nuk shkojnë në nivelin e rretheve. Por po ndodh diçka që nuk ka ndodhur qysh nga themelimi i shtetit shqiptar, që nga 1912. Hiqni të pushtetshmit që vriste diktatura. Nuk ka bërë vaki, që në Shqipëri të funksionojë një trup drejtësie që nuk pyet se as kush je, as se me kë je, as sa lart je dhe as sa nga lart je mësuar njeri këtu. Sidomos nga ata që kanë patur pushtet. Se kështu ka funksionuar gjithmonë, kur kanë qenë ata në pushtet, që drejtësia ishte palë, e telekomuanduar. Ka plot gjëra që mund të diskutojmë. Por ky është fakt. Në Shqipëri ka rënë përfundimisht miti i personit të paprekshëm. Janë disa që e thonë se e solli Amerika. Si e solli Amerika? Me aeroplan. E ka sjellë vetëm një forcë, Partia Socialiste.