Buxheti 2024, online, deputeti i PS-së thirrje për normalizim. Deliu: Drafti, i rëndësishëm, duhet komunikim dhe debate
Deputeti i PS-së, Denis Deliu në një intervistë në Ora News foli për projektbuxhetin për vitin 2024. Deliu u shpreh se ligji për buxhetin është i rëndësishëm dhe se duhet komunikim dhe debate.
"Në fakt ligji për buxhetin është ligji më i rëndësishëm që shteti miraton. Do të ishte shumë mirë qe ne ti zhvillonim normalisht të gjitha seancat dhe dëgjesat e institucioneve ballë për ballë me opozitën por për fat të keq nuk po ndodh kështu.
Ne dhe institucionet duket të kishim një komunikim dhe të zhvillonim biseda apo të shqyrtonim kërkesat e tyre dhe normalisht të adresonim nevojat më emergjente se ku do transferonim paratë. Është një situatë jo e mirë.
Jemi të detyruar nga protesta e opozitës që ti bëjmë mbledhjet online. Ligji për buxhetin është i rëndësishëm, duhet komunikim dhe debate", tha ndër të tjera Deliu.
