Nga Rita Ora te Beyonce, ja cilët ishin të ftuar në ditëlindjen e DiCaprio-s

Personazhet e njohur nga të gjitha fushat e artit ishin mbledhur mbrëmë në Beverly Hills për të marrë pjesë në ditëlindjen e 49 të aktorit Leonardo DiCaprio, në një festë me përmasa "titanike".

Midis të famshmëve në festë ishin yjet e House of Guçi, Lady Gaga, Salma Hayek, Chris Rock, Olivia Wilde, Beyonce dhe bashkëshorti Jay-Z, Kate Beckinsale, Rita Ora, Zoe Saldana dhe Snoop Dogg.

Leonardo arriti të shmangte aparatin e paparacëve, por sipas pjesëmarrësve nga brenda festës, ai qëndroi përgjatë gjithë mbrëmjes me të dashurën e tij Vittoria Ceretti, 25 vjeçe.