E fiksuar ndaj papastërtisë, Kourtney e mban larg djalin e porsalindur nga motrat e saj

Çifti i njohur i showbizzit, Kourtney dhe Travis, u bënë prindër të një djali, të quajtujr Rocky disa ditë më parë, por mësohet se familja Kardashian ende s'e ka takuar vogëlushin, pasi Kourtney Kardashian ka një rregull strikt, që është: "Hajdeni kur t'ju ftoj!".

Pjesëtarja e "The Kardashians" ende nuk i ka ftuar familjarët e saj dhe do ta prezantojë vogëlushin me motrat, vëllanë dhe të ëmën, Kris, në një tjetër moment, pasi tani, si prioritet ka pushimin.

Për momentin, Kim s'ka marrë një ftesë dhe e para që do e takojë djalin do të jetë sigurisht, Kris Jenner.

Sa i përket fiksimit që ka Kourt për mikrobet, sërish e ka gjetur një zgjidhje: "Kourt ka thënë se për shkak të mikrobeve, që ta mbajë vogëlushin të sigurt dhe të mos e ekspozojë nga ndonjë rrezik i mundshëm, ka një strategji që lidhet me kohëzgjatjen e mbajtjes së bebit në krahë".

Kourtney është gjithashtu nënë e 3 fëmijëve: Mason, 13 vjeç, Penelope, 11 vjeç dhe Reign, 8 vjeç.

Nga ana tjetër dhe Travis ka një djalë, Landon (20 vjeç) dhe një vazjë, Alabama (17 vjeç) me ish-bashkëshorten, Shanna Moaklar.

Gjithashtu, ka birësuar edhe thjeshtrën e tij, Atiana, të bijën e Shanna-s me Oscar De La Hoya.