Rita Ora dhe i fejuari Taika Watiti mes yjeve në 49 vjetorin e lindjes së Di Caprios, shkëlqyen me paraqitjen e tyre

Këngëtarja shqiptare Rita Ora dhe partneri i saj regjisori Taika Watiti kanë qenë mes të ftuarve VIP në ditëlindjen e 49-të të Leonardo Di Caprios në Beverly Hills. 

Sigurisht edhe këtë herë ata tërhoqën vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e tyre. Dyshja u panë të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit, ndërsa kishin zgjedhur të kombinoheshin në veshjet e tyre ku dukeshin mjaft elegantë. 


Rita zgjodhi një fustan ngjyrë të zezë të shkurtër me një pallto me të njëjtën ngjyrë, ndërsa çanta dhe aksesorët e tjerë kompletuan veshjen e saj. Taika gjithashtu zgjodhi ngjyrën e zezë për këtë mbrëmje festive.