Kompozitori i "Mora fjalë" rrëfen pengun që ka për djalin e Adem Jasharit

Kompozitori i njohur shqiptar, Naim Gjoshi, është shprehur se ndihet krenar që kënga e kompozuar prej tij "Mora Fjalë", për nder të legjendarit Adem Jashari, po pëlqehet kaq shumë nga shqiptarët, por së fundmi ka treguar edhe një peng.

I ftuar në emisionin "S'e Luan Topi", ai rrëfeu se i ka mbetur peng fakti që nuk e ka takuar kurrë djalin e heroit. Artisti tha se ka shprehur vazhdimisht dëshirën, por ende nuk e njeh të birin e Ademit:

"Kam qenë 8-9 herë në Skënderaj dhe ai nuk më ka takuar. Unë nuk e njoh. Do të kisha qejf ta takoja. Madje e kam shprehur atje, ku është ky djalë. Ta takoj njëherë", tha ai.