Doni të jetoni në Kalabri? 30 mijë euro për të rinjtë, përfitues nën moshën 40 vjeç
Rajoni piktoresk bregdetar i Kalabrisë po synon të rigjallërojë komunitetet e saj dhe të luftojë rënien e popullsisë. Autoritetet ofrojnë 30 mijë euro për personat nën 40 vjeç, për ata që dp të duan të jetojnë aty.
Më e famshme për krimin e organizuar se për kulturën, tashmë rajoni i Italisë jugore po ofron një mundësi për të rinjtë nën 40-vjeç. Çdo një nga ata që do të zgjedhin të jetojnë në këtë zonë do të marrin pothuajse 30,000 euro në që do ti kenë në dispozicion për tre vite.
Me këtë lëvizje autoritetet në kalabri po synojnë të rigjallërojë komunitetet dhe të luftojë rënien e popullsisë.
Megjithatë, kjo mundësi joshëse vjen me një kusht, që banorët e mundshëm duhet të jenë të gatshëm të zhvendosen brenda 90 ditëve dhe të kenë një plan për të filluar një biznes ose për të plotësuar vende të lira pune të rëndësishme në fshatrat e zonës.
sipërmarrësit e rinj ftohen të krijojnë biznese të tilla si restorante, dyqane ose dhoma me qira, objekte thelbësore që mund t’i japin jetë të re këtyre fshatrave.
Gianluca Gallo, një nga “arkitektët” e kësaj nisme, nënvizoi objektivin e planit: të kalojë hendekun midis kërkesës dhe ofertës së vendeve të punës, duke nxitur kështu zhvillimin ekonomik dhe rigjallërimin e komuniteteve lokale.
Mbështetja financiare, në total rreth 30,000 euro, mund të përdoret ose si një këst mujor deri në 1,100 euro ose si një shumë e përgjithshme për të filluar një sipërmarrje.
Buxheti në dispozicion është dhënë në rreth 540,000 €, nuk ka të bëjë vetëm me tërheqjen e njerëzve në një vend mahnitës bregdetar, por edhe me krijimin e komuniteteve të qëndrueshme dhe të gjalla.


