VIDEO/ Edona nxit debat: Emri im është si i Adem Jasharit…

Një ndër banoret e spektaklit televiziv "BBVK2", Edona James, është një nga personazhet më të komentuara këtë edicion.

Së fundmi ajo është përfshirë në një debat me një banor tjetër, Metin.

Shkak për këtë debat u bë një deklaratë që Edona bëri.

"Emri im është me zë, sikur i Adem Jasharit", tha ajo.

Kjo nuk është pritur mirë nga banorët e tjerë prezentë, ku ishte Meti, i cili i tha se nuk duhet të bëjë krahasime të tilla.

"Mos e krahaso veten me atë emër, duhet me t’i dhënë Zoti edhe 1 mijë vjet jetë me e mbërri vetëm 10 për qind të atij që e përmende", tha Meti.