FOTO/ Eno Popi poston foton e rrallë me vajzën e tij pas shumë kohësh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2023, 15:43
Moderatori i njohur, Eno Popi, është shumë diskret për jetën private të tij dhe nuk publikon shumë foto në rrjetet sociale.
Por, sot ka bërë një përjashtim, pasi ka vendosur të ndajë një foto me vajzën e tij pas kaq shumë kohësh dhe siç mund ta shihni Liv qenka rritur kaq shumë.
Në postimin e ëmbël në rrjetin social "Instagram", moderatori shfaqet krah vogëlushes së tij, duke shkruar thjesht "Liv".

