Nuk dini si të nisni një bisedë në takimin e parë? Ja zgjidhja me 5 pika

Përshtypja që krijohet në takimin e parë shpesh është vendimtare për t'i dhënë drejtim një lidhjeje.

Nëse sapo keni filluar të takoheni dhe në momentin që dëshironi të takoni një person gjithnjë gjendeni para dilemës "Për çfarë duhet ta pyes në takimin e parë?", është më se e ditur se duhet të eliminoni pyetjet për ish-të dashurin/ën, pyetje personale, ose për fenë, politikën.

Por, sërish sapo mendojmë pyetjet që duhen bërë, konfuzioni nis të na gërryejë.

Dhe pikërisht këtu do mundohemi që t'ju vijnë në ndihmë përmes disa pyetjeve që mund t'ua çlirojnë bisedën dhe ta bëjnë atë më interesante.

1. Nëse do të dëgjoje vetëm një këngë gjatë gjithë jetës tënde, cilën do të zgjidhje?

2. Cili është vendi që do të vizitosh patjetër?

3. Cilat janë 3 prioritetet e tua?

4. Të pëlqen karriera të cilën po ndjek?

5. Cila është gjëja në të cilën shkëlqen dhe në të cilën nuk je shumë i/e mirë?