Sylvinho në stërvitje me kuqezinjtë, trajneri i Kombëtares futet në kuadrat, ia merr topin Ramadanit
Në grumbullimin e kombëtares, tajneri Silvinjo zbret edhe vetë në fushë. Duke sfiduar djemtë në kuadrat arrin ti marrë topin Ramadanit, e po ashtu duke dhuruar spektakël me sferën e rrumbullakët.
Në përballjen me Moldavinë ekipit do ti mungojë Ajeti, ndërsa mbetet në pikëpyetje edhe Asllani.
Kuqezinjtë kanë zbritur në shtëpinë e futbollit në Tiranë, në pritje për të nisur fluturimin drejt Moldavisë.
I pari që i priti në fushën e blertë ishte vetë trajneri Silvinjo, që nga këto pamje duket se është mjaft i afërt me ta.
Por miqësinë nuk ua tregon përball topit. Braziliani pranon të futet në kuadrat, ku pasi gaboi me topin kaloj në mes së bashku me Uzunin.
Dhe eksperienca e tij tregon shumë duke arritur të përfitojë nga gabimi i Ramadanit.
Edhe Strakosha u sprovua përballë stafit teknik, por edhe me gjuajtjet e lojtarëve.
Silvinjo ka thërritur 24 futbollistë, por FSHF ka bërë të ditur këtë të hënë se do të mungojë mbrojtësi Arlind Ajeti për shkak të dëmtimit.
Në vëne të tij vjen Jon Mersinaj, i cili luan për Lokomotivën e Zagrebit në Kroaci.
Në pikëpyetje vijon të mbetet edhe prania e lojtarit të interit Kristian Asllanit.
Për kualifikimet e euro 2024 shqipëria ka edhe dy ndeshje, ku pas Moldavisë përballja do të jetë në Tiranë. Në 20 nëntor kuqezinjtë do të presion Ishuj Faroe, ndërsa Silvinjo u ka kërkuar 6 pikë.
