VIDEO/ Nuk do ta besoni! Në krahët e të dashurës, Harry Styles shfaqet me një ndryshim drastik në pamje

Këngëtari i njohur, Harry Styles ka bërë një ndryshim drastik në pamje, që ka shokuar ndjekësit e tij. Këngëtari 29-vjeçar është shfaqur me një model flokësh shumë të shkurtër, teksa ndiqte koncertin e U2 në Las Vegas Sphere, me të dashurën e tij, Taylor Russell.

Ylli britanik i pop-it, i cili kishte veshur një bluzë të bardhë, u shfaq me kokën e rruar teksa kërcente me disa nga hitet më të mëdha të grupit.

Në fotot e publikuara, Styles shihet duke qëndruar pas të dashurës së tij, me njërën dorë në shpatullën e aktores. 

Dëshmitarët okularë thanë për "TMZ" se çifti dukej i dashuruar gjatë daljes, duke bërë foto dhe duke shkëmbyer puthje gjatë gjithë mbrëmjes.