Shenjat e Zodiakut që "rrezikojnë" të mbeten beqarë
Akrepi
Akrepët priren të kenë marrëdhënie të trazuara dhe nëse nuk gjejnë një partner që është i gatshëm t'i durojë, ata do e kenë të vështirë të përkushtohen. Xhelozia, dyshimi, kërkesat e larta janë vetëm disa pika në oqeanin e sfidave romantike të një Akrepi.
Shigjetari
Shigjetari nuk i duron dot vështirësitë e marrëdhënieve afatgjata. "Jeta është shumë e shkurtër dhe ka kaq shumë gjëra për të zbuluar, saqë nëse lindin probleme në marrëdhënien tonë, pse ta torturojmë njëri-tjetrin?"- Kjo është mendësia e Shigjetarit. Përjashtimi i vetëm është nëse ai gjen një partner që e do aventurën, lirinë dhe eksplorimin.
Ujori
Ujorët nuk e vlerësojnë dashurinë aq shumë sa miqësitë. Përveç kësaj, ata janë shumë të pavarur dhe shpesh i shohin marrëdhëniet serioze si një kërcënim për autonominë e tyre. Megjithatë, nëse do të gjejnë një partner që mund të bëhet miku i tyre më i mirë, ata me siguri do të ndihen komodë.
