Ndërron jetë dizajneri i "Guçit" dhe "Moschinos"

Dizajneri italian, David Renne, ka vdekur nëntë ditë pasi u bë drejtor kreativ i "Moschino", në moshën 46-vjeçare.

Shkaku i vdekjes nuk dihet, por kompania mëmë e "Moschino-s", Aeffe iu referua si "një sëmundje e papritur", raporton BBC.

Renne kishte qenë më parë shef i veshjeve në "Guçi", ku punoi për gati 20 vite.

Dizajneri lindi në Follonica, Toscana në korrik të vitit 1977. Ai studioi në "Universitetin e Firences" dhe në shkollën e modës "Polimoda" ku më pas filloi karrierën e tij duke punuar me stilistin dhe mentorin italian të modës, Alessandro Dell’Acqua, përpara se të shkonte në "Guçi" më 2004.

Emërimi i Renne, si drejtor kreativ i "Moschino", u njoftua në tetor dhe ai do të debutonte me koleksionin e parë për "Moschino" në "Javën e Modës në Milano", në shkurt.