Shuhet në moshën 35-vjeçare ylli i kinematografisë

Ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare aktori i filmit "Home and Away", Johnny Ruffo.

Në gusht të vitit 2017, aktori i njohur njoftoi se ishte diagnostikuar me kancer në tru.

"Me zemër të rëndë sot na është dashur t'i themi lamtumirë të dashurit tonë John Y", thuhet në njoftimin në llogarinë e tij në "Instagram".

Ndërkohë lidhur me lajmin kanë reaguar mjaft personazhe të njohur të ekranit, ku mes tyre ishte këngëtarja e grupit "Spice Girls", Melanie Broën.

"Sapo m'u thye zemra. Të dërgoj ngushëllimet e mia më të sinqerta”, ka komentuar ajo në "Instagram".

Komediani Dave Hughes, një koleg në "Masked Singer", shkroi: "Një yll ka lëvizur në botën tjetër. Paç fat!"

Kujtojmë se aktori 35-vjeçar bëri debutimin e tij si Chris Harrington, në telenovelën popullore australiane në vitin 2013, dy vjet pasi u shfaq në finalen e "X Factor Australia".

Shuhet në moshën 35-vjeçare ylli i kinematografisë