Arsyeja pse shumë njerëz po vendosin letra higjienike në frigorifer

Falë medieve sociale, kur dikujt i vjen një ide, e mirë apo e keqe, ajo përhapet si zjarr.

Disa nga tendencat e njohura duken të çuditshme dhe një prej tyre ka intriguar përdoruesit për muaj të tërë.

A e vendosni edhe letrën higjienike në frigorifer?!

Nëse nuk jeni në dijeni, letra higjienike në frigorifer, sado e pabesueshme që tingëllon, ka marrë shumë vëmendje dhe shumë argumentojnë se ka shumë kuptim.

Çfarë është? Personat që praktikojnë këtë risi, deklarojnë se letra higjienike thith të gjitha aromat e pakëndshme, si dhe lagështinë e tepërt.

Sigurisht që pamja e letrës higjienike në frigorifer nuk është e këndshme, por pretendohet se do të ndihmojë në luftën me një problem të vazhdueshëm që shqetëson shumë njerëz.

Nëse pyesni amvisat me përvojë, ato patjetër do të përmendin sodën e bukës, lëkurën e limonit ose llumin e kafesë si një zgjidhje të shkëlqyer.

Megjithatë, letra higjienike është një risi në epokën digjitale dhe besojmë se pas kësaj historie do ta provoni vetë.

Në fund, rekomandohet përdorimi i një rolli te ri, të sapo nxjerrë nga ambalazhi dhe të mos mbahet në frigorifer për më shumë se tre javë.