Bora Zemani i nxjerr sekretin sheshit Alban Skënderajt

Këngëtari i njohur, Alban Skënderaj ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në spektaklin "DWTS", ku u pozicionua në karrigen e jurisë, pasi këtë mbrëmje konkurrentët vallëzuan nën tingujt e këngëve të tij.

Në nisje të emisionit teksa po zbulonte planet e tij, përpos albumit, Bora Zemani i nxori sheshit edhe një tjetër "sekret".

Kolona zanore e filmit të saj me Donald Veshajn, "5 herë jo" është e krijuar nga vetë Albani.