Degradon debati mes Edonës dhe Ganiut: Je si gjoksi im, fallco
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2023, 09:29
Zënkat e debatet kanë dominuar gjatë mbrëmjes së të premtes në spektaklin televiziv "BBVK2".
Dyshja, e cila u përfshi në një debat të tillë ishte edhe Ganiu e Edona, ku kjo e fundit i nxori inatin e ofendimeve të disa ditëve më parë.
Edona iu drejtua Ganiut në mënyrë epike duke i thënë: "Sikur gjoksi im, ti je "fake". Aq sa kam unë gjoks, ti je "fake".
James shpjegoi se e ka këtë mllef ndaj Ganiut pasi ai disa ditë më parë i tha asaj "Vdis", e me sa duket ajo është prekur shumë nga kjo gjë.
