Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën, Mulolli: Nuk ka progres të mjaftueshëm në shumicën e fushave
Konsulenti politik, Fitim Mulolli në një intervistë në Ora News foli për raportin që ka ardhur nga Komisioni Evropian për Kosovën. Mulolli u shpreh se sipas raportit të Komisonit Evropian nuk ka progres të mjaftueshëm në shumicën e fushave.
"Nuk kisha me e cilësu një akt mbrapa por definitivisht nuk ka progres të mjaftueshëm në shumicën e fushave. Pak a shumë, shumica dërrmuese e pikave ose temave cilësohen nga Komisoni Evropian si progres i kufizuar.
Ka pasur progres jo të kënaqshëm. Pak a shumë pikat kryesore sic janë korrupsioni mbetet ende shqetësim gjyqësia, ka përparim të kufizuar. Pastaj kemi lirinë e media ku kritikohet shumë emërimi i drejtorit në radio televizionin publik.
Më pas potencohen që masat që janë të vendosura ndaj Kosovës do vazhdojnë të jenë në fuqi", tha ndër të tjera Mulolli.
