Forumi i Paqes, Çobani: Ballkani Perëndimor ka rëndësi të veçantë në konkurencën SHBA-Kinë
Gazetari Genc Çobani në një intervistë në Ora Neës foli për Forumin e Paqes që zhvillohet në Paris, ku po marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti. Çobani u shpreh se në Forumin e Paqes në Paris do trajtohen tre tema, ndotja globale, konkurrenca mes SHBA dhe Kinës dhe dialogu për konfliket.
Çobani tha gjithashtu se Ballkani Perëndimor ka rëdësi të vecantë në konkurrencën mes Kinës dhe SHBA.
"Në fakt forumi i Paqes, pavarësisht nga vlera e tij ndërkombëtare që ka duke patur parasysh që iniciohet dhe zhvillohet nga një vend tepër i fuqishëm në arenën ndërkombëtare nga pikëpamja diplomatike sic është Franca nuk ka shumë lidhje me idenë e Këshillit të Sigurimit.
Nëse do shikojmë axhendën apo programin e këtij forumi ka të bëjë me tre tema kryesore. E para problemet e ambientit, ndotja globale e me radhë. E dyta për konkurrencën mes SHBA dhe Kinës dhe e treta për nxitjen e dialogut për vendet e rajonet që janë në konflikt.
Nga kjo pikëpamje si Shqipëria ashtu edhe Kosova, nuk janë pa rëndësi. Në konkurrencën Kinë dhe SHBA, rajoni i Ballkanit Perëndimor ka një rëndësi të vecantë", tha ndër të tjera Çobani.
