Asosacioni dhe Albin Kurti, Çejku: Nuk është më thjesht fati i tij politik, por është në lojë dhe fati i Kosovës

Në emisionin "Drejt" të moderuar nga Luan Rama në “Ora Neës” për të diskutuar lidhur me ngjarjet e jajave të fundit në Kosovë dhe marrëdhëniet e kryeministrit Albin Kurti me Uashingtonin dhe Brukselin i ftuar ishte ambasadori Agim Çejku.

“Në fakt Albin Kurti është sot kryefjala e aksionit politik sot në Kosovë. Është ai tashmë në këtë kryqëzim të rrugëve. Nuk është thjesht fati i tij politik në lojë, por është fati i Kosovës.

Dhe tashmë ajo çfarë kanë prodhuar bisedimet e Brukselit e ndihmuar dhe nga SHBA-të e kanë sjellë z. Kurti në një pozicion të vështirë, sepse duhet të bëjë hapa konkretë. Dhe këto hapa janë ato që mund ta ekspozojnë atë.

Ai ka bërë hapa të rëndësishëm përpara për Kosovn”, u shpreh ndër të tjera, diplomati Agim Çejku.