Çejku: Qeveria shqiptare duhet ta ngrinte në KS të OKB-së çështjen e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë

Në emisionin "Drejt" të moderuar nga Luan Rama në “Ora News” për të diskutuar lidhur me ngjarjet e javëve të fundit në Kosovë i ftuar ishte ambasadori Agim Çejku.

Diplomati theksoi se Shqipëria si drejtuese e Këhsillit të Sigurimit në OKB duhet ta ngrinte si çështje sulmin e armatosur në veri të Kosovës në 24 shtator.

“Fakti që nuk e ngriti nuk e renditi Shqipërinë në një raport të mirë në marrëdhëniet e saj me Kosovën. Pasi ai ishte një sulm i paprecedentë që duhej ngritur me patjetër si shqetësim”, u shpreh ndër të tjera, ish-ambasadori Çejku.