Peticioni për largimin e kryetarëve pezull/ Banorët në 4 komunat në veri të Kosovës nuk i janë nënshtruar procesit

Banorët e katër komunave në veri të Kosovës nuk i janë nënshtruan ende udhëzimit administrativ te qeverisë së Kosovës për shkarkimin e kryetarëve aktualë. Nëse peticioni firmoset, atëherë i hapet rruga zgjedhjeve të reja, gjë e cila ene nuk ka ndodhur.

Kosova është zotuar për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat në veri, por teksa kanë kaluar më tepër sesa katër muaj nga komunikimi i masave nga BE-ja, ende nuk ka nisur shkarkimi i katër kryetarëve aktualë.

Ministri i Administritmit të Pushtetit Lokal të Kosoës, Elbert Krasniqi bëri me dije se banorët nuk kanë nënshkruar.

“Qytetarët ende nuk kanë nisur firmosjen e peticionit për largimin e kryetarëve. por me rendësi është se kryetarët po vazhdojnë të punojnë dhe si Qeveri jemi në mbështetje të vazhdueshme të kryetarëve që ata ta përmbushin mandatin e tyre", tha Krasniqi.

Për largimin e kryetarëve aktualë kërkohen 50 për qind +1 votë nga lista e votuesve, e më pas mund të shpallen zgjedhjet e reja, por banorët nuk i janë nënshtruar procesit.

Katër komunat me shumicë serbe në veri, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, udhëhiqen nga kryetarët shqiptarë, që e morën detyrën pas zgjedhjeve të prillit, por që u bojkotuan dhe kundërshtuan ashpër nga serbët lokalë.

Kosova u përball me masa ndëshkuese nga BE-ja dhe u zotua për riorganizimin e zgjedhjeve, duke ndjekur modelin e një udhëzimi administrativ, që qytetarët përmes firmës t’i shkarkojnë kryetarët e komunave, e pas të votojën për kryetarët e rinj.

Megjithatë nga praktikat e kaluara serbët lokalë refuzojnë marrjen pjesë në zgjedhje, ndonëse publikisht presidenti serb u bëri thirrje përfaqësuesve në veri të kosovës që të bëhne pjesë e procesit.