Gashi: Vizita e Lajçak, tentativë për të sqaruar procesin e dialogut dhe Asociacionit tek liderët e opozitës

Gazetari, Kreshik Gashi në një intervistë në Ora News foli për vizitën e Lajçak në Kosovë ku nuk është takuar me kryeministrin Albin Kurti. Gashi u shpreh se vizita e Lajçak në Kosovë ishte edhe tentativë për të sqaruar procesin e dialogut dhe Asociacionit tek liderët e opozitës.

"Vizita e Lajçak është shoqëruar me takime me liderët e opozitës dhe me një tentativë që me u sqaru procesi i dialogut dhe procesi i Asociacionit edhe tek liderët opozitarë.

Pas kësaj kemi parë që një pjesë e liderëve opozitarë nuk kanë pranu që e kanë pa draft statutin e Asociacionit, ndërsa Haradinaj ka pranuar që e ka parë draft statutin e Asociacionit dhe ka qenë me disa tone kritike.

Pas takimit kemi parë një paqe nga liderët e opozitës. Nuk ka një fushatë shumë të madhe kundër Asociacionit", tha ndër të tjera Gashi.