Kryetari i AAK: Gjetjet e progres raportit janë shqetësuese, Kurti hapa pas në rrugën e BE-së

Kryetari Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës  Ramush Haradinaj, Ramush Haradinaj i cilëson shqetësuese gjetjet e progres raportit të Komisionit Europian për Kosovën. Haradinaj thotë se me Albin Kurtin Kryeministër Kosova ka bërë hapa pas në rrugën drejt BE.

Shqetësues e cilëson Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, raportin e Komisionit Evropian  për vitin 2023!

Thekson se performanca e qeverisjes është e vlerësuar dobët si dhe është përmendur edhe çështja e korrupsionit.

Haradinaj fajëson qeverinë e Albin Kurtit për atë që e cilëson si kthim pas të Kosovës në rrugën drejt BE

Zyrtarët evropianë kanë bërë të qartë se Rruga e Kosovës drejt  BE varet nga dialogu i normalizimit të marrëdhënieve me Serbin!