30-vjeçari shqiptar për*unon të miturën greke, vëllai i saj gjeti mesazhet tronditëse në telefon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2023, 13:42
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi, ku një 13-vjeçare dyshohet se është përdhunuar nga një shtetas shqiptar.
Sipas mediave greke, i dyshuari është një 30-vjeçar, i cili komunikonte rregullisht me viktimën përmes rrjeteve sociale.
30-vjeçari ka arritur ta bindë që të takohen në Nea Styra, ku më pas ka abuzuar me të seksualisht.
Pak ditë pas ngjarjes, vëllai i të miturës ka gjetur mesazhe në celularin e saj që përshkruanin veprimet rrëqethëse që kishte bërë, dhe ka njoftuar menjëherë nënën, e cila denoncoi ngjarjen.
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet, ndërsa është njoftuar edhe prokurori kompetent. = sakaq, shqiptari është shpallur në kërkim.
